Në Universitetin Europian në Tiranë, nesër në ora 13.00, promovohet libri “Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullueshme…”, një antologji e poezisë botërore. e përkthyer nga poeti Rudolf Marku.
30 vite pas rënies së sistemit komunist, Marku u rikthyer me poezitë e tij në fletoret e vjetra të përkthimit dhe i ka përmbledhur në një libër. Libri “Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullueshme…”, një antologji e poezisë botërore të botuara nga Botimet Mapo do të prmovohet edhe në shqip, nga Rudolf Marku.
Rudol Marku, atë kohë një djalë i ri, mësues e poet, nuk e mendonte rrezikun përballë pasionit për të lexuar e përkthyer poezitë e ndaluara. Në një shënim të tij që shoqëron këto poezi autori shkruan: Ky libër përfshin poezi të përkthyera gjatë viteve, shumë prej tyre të lexuara në rrethe të ngushtë miqsh, 40 e më tepër vite më parë. Më pas, disa nga këto poezi kanë qarkulluar nëpër fletore për një kohë aq të gjatë, sa duke kaluar dorë më dorë, ndonjë lexues i tyre të mund jetë të ngatërruar e t’i ketë marrë si përkthime të vetat. /gazetametro.net