Lëvizja Vetvendosje, parti politike e cila ka pretenduar të jetë alternativa e re politike e Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj, me qëndrimet e veta kundër aleatit kryesor të Kosovës, SHBA, doli të jetë e kundërta e asaj që pritej dhe duket se përfundimisht e ka humbur këtë epitet dhe mundësinë e fituar pas zgjedhjeve të 6 Tetorit, për të udhëhequr me shtetin, e keqpërdori edhe si rezultat i pretendimit për nënshtrimin e partnerit të koalicionit, respektivisht LDK. Ndërsa e nëpërkëmbi këtë mundësi, shanset për të qenë e para në zgjedhjet e ardhshme, i janë zvogëluar aq shumë për të mos thënë, janë baras me zero!
Shkruan: Flamur Beqiri
E krijuar në rrethana të lehta veprimi, Kosova ishte tashmë e lirë, krijimit të LVV’së i kishte paraprirë një tjetër organizim. Ishte “Rrjeti i Aksionit për Kosovën-KAN” i themeluar nga Albin Kurti, Nenad Rikallo e disa të tjerë, ndërsa ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive në Kosovë. Me gjithë aktivitetet e tyre, me shumë simbolika, ju kujtohet gomari i veshur, viti 2005 ishte viti i transformimit të KAN’it në Lëvizjen Vetvendosje. Pra, në një organizim politik i cili në aktivitetin e tij për ta kundështuar UNMIK, procesin e Vjenës, Planin Ahtisari e shumë procese tjera me peshë për Kosovën, përdortte metoda joknvencionale por kreative, dhe në shumicën e rasteve të dhunshme, karakteristikë në aktivitetet e mëtutjeshme.
Sentimenti nacional shqiptar, populizmi dhe linçimi publik mbi bazën e të cilëve u themelua Lëviza Vetvendosje, ishin, le të themi pararoja e të gjitha aktiviteteve të dhunshme të kësaj strukture të re politike. Sentimenti nacional, gjithmonë është keqpërdorur nga LVV, dhe në emër të shqiptarizmës me veprimet e veta, LVV, ka rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës, ashtu edhe siq ndodhi në shkurtin e 2007, ku dy të rinjë humbën jetën dhe plot të tjerë u lënduan, në demonstratat e organizuara në kundërshtim të planit të Ahtisarit për pavarsinë e Kosovës. Pra, përmes dhunës si mjet politik, LVV e kishte seriozisht dhe maksima, “qëllimi e arsyeton mjetin” ishte bazamenti i funksionimit të këtij grupimi të ri politik. Si e tillë, LVV gjeti një përkrahje të madhe tek të rinjët dhe sidomos tek moshat reja, të të cilët në jo pak raste u keqpërdorën, ku ndjekja penale e tyre, për shkak të moshës minorene ishte e pamundshme! Protesta e reciprocitetit me Serbinë e vitit 2012 dhe sidomos protesta kundër ish-ministrit Jabllanovic e Janarit të vitit 2015, dhe ajo kundër zgjedhjes së Thaqit President, kishte eskaluar deri në masën e shkatërrimit të institucioneve, vënjen e flakes ndërtesës së Qeverisë, dhunën e egër ndaj Policisë së Kosovës, sulmin ndaj eskortës së ish-Kryeministrit Mustafa dhe tentimin e vënjes së zjarrit shtëpisë së tij dhe terrorrizimin e njerëzve nëpër rrugët e Prishtinës, nga vet udhëheqës të LVV.
Deri sa ishte pjesë e opozitës, kur tashmë ishte pjesë e po atyre institucioneve të cilat i kishte përbuzur, me përkrahjen e AAK, në kundërshtim të demarkacionit me Malin e Zi, miratimi i të cilit ishte kusht për liberalizim vizash kishte sulmuar Kryeministrin e Kosovës, në foltoren e Parlamentit, duke hedhur vezë dhe ujë në drejtim të tij dhe të Presidentit të Kosovës, ndërsa më vonë përmes gazit lotsjellës pengonte mbajtjen e seancave të Kuvendit.
Në kuadër të rritjes së numrit të përkrahësve dhe krijimit të aleancave, të cilat janë të domosdoshme për funksionim politik, LVV, përmes, të themi, një retorike fetare, në mbështetje të mbajtjes së shamisë dhe lëndës së religjionit në kurrikulën arsimore, afrohet edhe me individë dhe grupe të cilat shquhen për një bazë të rrept të Islamit në Kosovë, i cili, po ashtu kishte filluar t`i krijoj lidhjet e veta me politikën. Në këtë rrafsh, lideri i LVV, z. Kurti, kishte siguruar edhe mbështetjen e një figure kontraverze turke, Osman Ataly i cili në botë, nga institucionet të cilat merren me hulumtimin e terrorizmit ndërkombëtar, cilësohet si “fytyra joprofitabile e xhihadizmit”, ndërsa, po i njëjti kishte dënuar vrasjen e Osama Bin Laden!
Në të gjitha këto aktivitete, LVV që nga fillimi i saj nuk kishte raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për faktin se LVV, politikën Amerikane në Kosovë e trajtonte si politikë neokolonialiste dhe nëpërkëmbje të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, ndërsa respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Amerikën dhe popullin Amerikan e konsideronte si nënshtrim respektivisht servilizëm ndaj tyre. Pra, mund të thuhet se anti-Amerikanizmi i Kurtit dhe LVV, del të jetë platformë veprimi përmes së cilës synohej arritja e synimeve politike.
Lëvizja Vetvendosje, duke u mbështetur vazhdimisht në praktika të dhunshme, kishte degraduar deri në masën e dhunës fizike edhe ndaj personelit Amerikan i cili ishte i akredituar në Kosovë siq ishte rasti i sulmit fizik ndaj ambasadores Amerikane në Kosovë, znj. Tracy Ann Jacobson, duke penguar pjesë-marrjen e saj në një seancë të Parlamentit të Kosovës. Kështu që, si rezultat i veprimeve të dhunshme gjatë gjithë aktivitetit, dhuna ndaj ambasadores Jacobson dhe një kërcënim ndaj ish-Sekretares së shtetit znj. Allbright, i konfirmuar nga Ambasadori Dell, Albi Kurti dhe LVV filluan të bojkotoheshin nga SHBA. Ishte ky një sinjal i fortë i ftohjes së raporteve, edhe ashtu jo të mira, në mes të administratës Amerikane dhe Kurtit repektivisht LVV.
Albin Kurti kishte refuzuar në vazhdimësi projektet Amerikane për Kosovën.
Kishte refuzuar Rambujenë në kohën e Presidentit Clinton, doli kundër Presidentit George W. Bush për pavarsimin e Kosovës në kuadër të planit Ahtisari, kishte refuzuar demarkacionin me Malin e Zi në kohën e Presidentit Barack Obama dhe së fundi refuzoi marrëveshjen Kosovë – Serbi, në Shtëpinë e Bardhë në pritjen e organizuar nga administrata Amerikane dhe Presidenti Donald Trump. Gjuha e Kurtit me të dërguarin special të Presidentit Trump, z. Richard Grenell dhe vet SHBA kishte eskaluar deri në marrëzi, ndërsa kishte degraduar në banalitet duke bastardizuar emrin e shtetit Amerikan dhe epiteteve tjera ofenduese për Shtëpinë e Bardhë. Kjo kacafytje vazhdon edhe sot dhe duket qartë se është vazhdimësi e kacafytjeve të tij me SHBA.
Si përfundim, Albin Kurti dhe LVV me politikat e tyre populiste, të një mendësie totalitare janë rrezik për Kosovën dhe pozitën e saj karshi institucioneve me rëndësi esenciale, siq është anëtarsimi në NATO dhe alenaca e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(Autori është biznesmen dhe anëtar i kryesisë së LDK në Prishtinë.)