Loading…

Anti-Perëndimor: Protestuesit pro Palestinës ia mësynë ta vandalizojnë bredhin Krishtlindjeve në New York

  • 30/11/2023 | 12:40

Anti-Perëndimor: Protestuesit pro Palestinës ia mësynë ta vandalizojnë bredhin Krishtlindjeve në New York

Qindra protestues pro palestinez vërshuan bulevardin në qendrën Rockefeller duke u përplasur me policinë e New Yorkut dhe duke tentuar ta vandalizojnë bredhin e Krishtlindjeve përballë ndërtesës gjersa këndonin këngën “nga lumi deri në det”, transmeton Gazeta Metro.


Teksa valonin flamujt palestinez ata bënë thirrje për ndalim të gjenocidit dhe përjashtuan të gjithë turistët që ishin mbledhur në “Sixth Avenue” ku mbahet ceremonia ikonike e ndriqimit të bredhit.

Pas këtij veprimi ata vandalizuan gjithashtu bredhin e Krishtlindjeve përballë ndërtesës News Corp ku gjinden The New York Post dhe Fox News ku vazhduan thirrjet ” Free free Palestine”, raporton The New York Post.

Një protestues është parë duke u ngjitur në ndërtesë ndërsa një tjetër është parë me simbolin nazist të “swastikas” me të cilën krahasonte ushtrinë izraelite (IDF) me gjermanët nazist./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë