Loading…

Ansambli vokal ‘Attacca’ me program të pasur artistik për 5 vjetorin e themelimit

  • 24/05/2017 | 16:26

Ansambli vokal ‘Attacca’ me program të pasur artistik për 5 vjetorin e themelimit

Ansambli vokal “Attacca” është themeluar në vitin 2012 nga kompozitori dhe dirigjenti Hajrullah Syla. Ky ansambël deri më tani ka pasur disa paraqitje në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës. Gjithashtu ka qenë pjesë e festivaleve të ndryshme të muzikës serioze në Kosovë si: ReMusica, DAMFest etj.


Për ketë ansambël nuk kanë munguar ftesat edhe nga jashtë vendit tonë, mirëpo në mungesë të përkrahjes pjesëmarrja ka qenë e pamundur. Ftesat janë pranuar nga vendet si Bullgaria, Franca, Kroacia dhe Turqia.

Ky ansambël në repertorin e tij përmban vepra nga të gjitha epokat, duke filluar nga Renesanca e deri tek ato bashkëkohore. Ansambli përbëhet prej 16 vokalistëve dhe korepetitorit (pianistit).

Ansambli ATTACCA ne këtë vit kremton 5 vjetorin e themelimit me ç’rast edhe ka përgatitur një program në përgjithësi me vepra të kompozitorëve të ri kosovar, pa i anashkaluar edhe ato të kompozitorëve botëror. Në program janë kompozitorët si: Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Mark Kaçinari, Kushtrim Gashi, Selami Kolonja, Korab Shaqiri, Arbnor Gashi, Hajrullah Syla, Morten Lauridsen dhe Walter Strauss. Në piano do të shoqëroj pianisti Melos Buza, nën dirigjimin e Hajrullah Syla.

Me këtë program “Attacca” do të paraqitet në dy koncerte, njërin në Prishtinë i cili do të mbahet në kuadër të Festivalit ReMusica, ndërsa tjetri do të mbahet në Shqipëri në qytetin e bukur të Durrësit. Ideja ka qenë që ky program të prezantohet edhe në Tetovë, mirëpo për shkak të situatës politike atje koncerti momentalisht nuk do të mund realizohet!/gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë