Loading…

Ansambli ‘Shota’ koncert për nder të Pavarësisë në Prishtinë

  • 16/02/2017 | 10:30

Ansambli ‘Shota’ koncert për nder të Pavarësisë në Prishtinë

Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt Ansambli “Shota” do të mbajë koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës.


Ky koncert do të jetë i pasur me këngë dhe valle, dhe udhëhëheqës i koncertit do të jetë Ylber Asllanaj.

Koncerti fillon në ora 20:00. Pjesë e programit  do të jenë “Vallja e Oshtimës”, me koregraf Besim Jazexhiu, “Vallja Shote Galica”me koreograf Fehmi Shaqiri, “Vallja e Librazhdit”me koreograf Gjergj Prevazi, “Vallja festive”me koreograf Fehmi Shaqiri, si dhe do të interpretojnë këngët “Mora fjalë”, interpretuar nga Saranda Alija, “Moj Shqipni mos thuj marova”, interpreton Riza Bytyçi, “Këngë për Agim Ramadanin”, interpreton Mirvete Bajrami-Haziri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë