Loading…

Ankth e frikë në Kiev: Publikohen pamjet e tankeve ruse që lëvizin në qytet

  • 25/02/2022 | 10:14

Ankth e frikë në Kiev: Publikohen pamjet e tankeve ruse që lëvizin në qytet

Mjetet e rënda ushtarake të Rusisë, janë parë sot duke duke lëvizur në Obolon, zonë në veri të Kievit, kryeqytet i Ukrainës, shkruan Gazeta Metro.


Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihen mjete të rënda ushtarake ruse duke lëvizur në këtë pjesë.

Duket se videot janë incizuar nga banorët e asaj zone nga banesat e tyre. Televizioni BBC ka vërtetuar se pamja në video është Oboloni.

Praninë e forcave ruse në distriktin e Kievit e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të rezistojnë përmes koktejve të molotovit.

Korrespondentët e BBC-së në Kiev më herët raportuan se kanë dëgjuar të shtëna dhe se tani po dëgjojnë shpërthime më të fuqishme.

Reporteri i luftës, Nolan Peterson, shkroi në Twitter se ka të shtëna në pjesën qendrore të Kievit dhe se momentet janë shumë të tensionuara, pasi rusët ndodhen në qytet.

Më poshtë keni videot. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë