Loading…

Ankohet Lista Serbe: Zarfet që erdhën nga Serbia ishin të pambrojtura

  • 14/10/2019 | 12:31

Ankohet Lista Serbe: Zarfet që erdhën nga Serbia ishin të pambrojtura

Nënkryetari i Listës Serbe, Srdan Popovic është ankuar duke thënë se votat e ardhura nga Serbia ishin të pambrojtura, shkruan Gazeta Metro.

Popovic tha sot se fletëvotimet nga Serbia ishin të pambrojtura dhe të diskutueshme pasi sipas tij anëtarët e KQZ-së nga kjo parti u larguan nga vendi ku po numërohen ato.

“Sipas informacionit të fundit që kemi, në vendin ku janë fletëvotimet, nuk ka njerëzit tanë që mund të sigurojnë numërimin e duhur’, tha ai për RTS.

Ky reagim erdhi pas kundërmimit dhe alergjisë që shkaktuan votat e ardhura nga Serbia te zyrtarët e numërimit të dielën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë