Loading…

Anita si politikane: Në Uashington vendosa kontakte me administratën e re

  • 20/01/2017 | 21:08

Anita si politikane: Në Uashington vendosa kontakte me administratën e re

Ramush Haradinaj nuk ka mundur të jetë prezent në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, por ai atje është prezantuar nga bashkëshortja e tij, moderatorja e lajmeve në RTK, Anita.


Madje ajo nga Uashingtoni, nuk ka hezituar të flas si një politikane, edhe pse deri sot asnjëherë nuk është parë në këtë rol, përcjell gazetametro.net.

Haradinaj, në një bisedë për Klan Kosova, nga Uashingtoni, tha se ka takuar kongresmenë me të cilët ka diskutuar për çështjen e Kosovës, duke theksuar se ka vënë kontaktet e para me administratën e re të presidentit amerikan.

“Ka qenë e veçantë të jem pjesë e kësaj ceremonie. Ajo ka shkuar shumë mirë dhe vet kam kaluar shumë mirë. Pata rastin të takoj kongresmenë të ndryshëm, me të cilët kam diskutuar për cështje të ndryshme. Ju kam prezentuar të tjerëve kongresmenë Kosovën”.

“Kësaj radhe Uashingtoni ka qenë ndryshe, me një pozitivitet, pavarësisht nga pakënaqësitë e vogla”.

Haradinaj ka shtuar se në Uashington ka biseduar edhe për arrestimin e të shoqit.

“Patjetër që është diskutuar. Kemi pasur agjendë të përgatitur me njerëz të ndryshëm nga administrata e re. Me të gjithë që jam takuar kam biseduar për Ramushin. Edhe ata kanë shprehur shqetësim për atë që i ka ndodhur atij. Ai ka munguar këtu, si edhe në disa raste tjera. Ne vec kemi vënë kontaktet e para me administratën e re, për të mirën e vendit”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë