Loading…

Anije të marinës shqiptare u shkojnë në ndihmë forcave greke

  • 18/02/2022 | 15:48

Anije të marinës shqiptare u shkojnë në ndihmë forcave greke

Dy anijet të Forcës Detare shqiptare kanë tentuar të shuajnë zjarrin në anijen e linjës Igumenicë-Brindizi, e cila u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Metro.


Forcat detare njoftojnë se zjarri që kishte përfshirë anijen ishte jashtë ujërave territorial të Shqipërisë, por tani më operacioni po zhvillohet në ujërat territoriale shqiptare, afro pesë milje larg Porto Palermos.

Operacioni po drejtohet nga forcat detare greke, por tani më janë angazhuar edhe anijet e forcës detare shqiptare, Butrinti dhe R-117.

Pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit me kohë janë evakuuar nga anija.

Anija që ishe duke lundruar ishte me flamur italian.

Sipas të dhënave, në bord kishte 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Ende nuk janë kuptuar shkaqet se si erdhi deri te aksidenti, por deklarimet e pasagjerëve për mediat greke thanë se trageti ka qenë për gati dy orë i pushtuar nga flakët./gazetametro.net

VIDEO KËTU. 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë