Loading…

Anija e parë me mbi 1 mijë turistë mbërrin në Sarandë

  • 20/02/2017 | 00:13

Anija e parë me mbi 1 mijë turistë mbërrin në Sarandë

“Viking SKY”, një nga anijet e mëdha turistike në botë, ka mbërritur sot në Portin Detar të Sarandës në Jug të Shqipërisë me mbi 1000 turistë, kryesisht amerikanë


Ata ishin vizitorë të qytetit antik të Butrintit, një pasuri e madhe arkeologjike e Shqipërisë që mbrohet prej vitit 1992 nga UNESCO.

Autoriteti Portual shqiptar tha se mbërritja e anijes turistike “Viking Sky “ është prekja e parë për këtë vit që pritet të shënojë gati një trefishim të anijeve të mëdha turistike që do të mbërrijnë në brigjet shqiptare përgjatë 2017.

Drejtori i Portit të Sarandës Sotir Davella i tha Zërit të Amerikës se 56 anije me kapacitet nga 1000-3500 vizitorë kanë bërë deri tani rezervimet, ndërkohë që priten të mbërrijnë në port gjatë 2017-ës edhe dhjetëra anije më të vogla.

Njëra prej kompanive, “MSC Cruises” njoftoi autoritetet shqiptare se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.

Edhe kompanitë e anijeve turistike “Cunard, P&O Crusises” dhe “Holland America”, njoftuan fundvitin e shkuar se do t’i shmangnin portet turke gjatë vitit 2017 duke i zëvendësuar itineraret me Korfuzin dhe Sarandën.

Sipas të dhënave të autoritetit Portual në Sarandë vitin e shkuar në këtë port u përpunuan rreth 251 mijë udhëtarë, rreth 60 mijë më shumë se viti 2015. Autoriteti portual tha se numri i anijeve të mëdha turistike që mbërritën në Sarandë u rrit në 2016 në 22 nga 10 që ishte në vitin 2015.

Autoritet vlerësuan se një rritje pati edhe numri i jahteve ku sipas të dhënave portuale në vitin 2016 u përpunuan 657 jahte nga 455 që ishin përpunuar në vitin 2015. Pjesa më e madhe e mjeteve të lundrimit përpunohen në Kalatën e re që u ndërtua gjatë viteve 2010-2013 me një mbështetje të Bankës Botërore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë