Loading…

Anglia në vend të parë, Shqipëria në vend të dytë, ja si duket tabela e Grupit I

  • 09/09/2021 | 11:58

Anglia në vend të parë, Shqipëria në vend të dytë, ja si duket tabela e Grupit I

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar mbrëmë fitore të thellë me rezultat 5:0 kundër San Marinos, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime për në Botërorin “Katar 2022”.

Tre pikët kundër San Marinos i siguruan “Kuq e Zinjve” pozitën e dytë në Grupin I, ku tani gjenden vetëm katër pikë larg vendit të parë Anglisë, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, në kuadër të Grupit I u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera, ajo mes Hungarisë e Andorrës dhe Polonisë e Anglisë.

Kryendeshja ishte mes Polonisë e Anglisë, në të cilën të dy kombëtaret ndanë pikët e barabarta, pasi që barazuan me rezultat 1:1.

Kurse, Hungaria shënoi fitore me rezultat të ngushtë kundër Andorrës, duke i mposhtur si vendas 2:1.

Renditjen e Grupit I për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi I

1.Anglia – 6 ndeshje – 16 pikë

2.Shqipëria – 6 ndeshje – 12 pikë

3.Polonia – 6 ndeshje – 11 pikë

4.Hungaria – 6 ndeshje – 10 pikë

5.Andorra – 6 ndeshje – 3 pikë

6.San Marino – 6 ndeshje – 0 pikë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë