Ish gjenral-majori i ARM dhe kryetari i partisë nacionaliste maqedonase “Dinjiteti” ka reaguar ndaj dhunës së shfaqur mbrëmë në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë, ai përmes rrjetis social Facebook ka thënë se pavarësishte se edhe ai është kundër Talat Xhaferit si kryeparlametar prapseprap ai është zgjedhur nga njël shumicë legjitime parlamentare, transmeton Gazeta Express.
“Nuk jam i lumtur që Talat Xhaferi është kryeparlamentar, por atë e zgjodhi shumica parlamentare dhe kjo është legjitime ashtu sikurse shumica parlamentare e zgjodhi Xhaferin për ministër të mbrojtjes. Asnjë herë nuk do të pajtohem me këtë fakt, por e respektoj vullnetin e shumicës parlamentare.
Nga ana tjetër habimet me hipokrizinë e këtyre që tani kundërshtojnë zgjedhjen e Xhaferit për kryeparlamentar, ndërkaq vetëe votuan VMRO-në në 2013-ën dhe atë dy muaj pas emërimit t Xhaferit për ministër të mbrojtjes,” ka shkruar Stojance Angellov në profilin e tij në facebook.