Loading…

Angelina Jolie në presion, po ndihet e rrezikuar: Kërkon të ndryshohet gjykatësi i çështjes për kujdestarinë e fëmijëve

  • 26/05/2021 | 15:44

Angelina Jolie në presion, po ndihet e rrezikuar: Kërkon të ndryshohet gjykatësi i çështjes për kujdestarinë e fëmijëve

“Lufta” mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk ka të ndalur, ndërsa së fundmi u përfol se aktorja ka kërkuar që të ndryshohet edhe gjyqtari që merret me çështjen e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Angelina Jolie thotë se gjyqtari që është përgjegjës për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve me ish-burrin, aktorin Brad Pitt ka refuzuar të dëgjojë adoleshentët si dëshmojnë dëshirat e tyre në lidhje me atë se kujt do t’i bie kujdestaria.

Përveq kësaj ajo tha se po i mohohet gjykimi i drejtë.

Aktorja 45-vjeçare dorëzoi dokumente në Gjykatën e Dytë të Apelit të Kalifornisë të hënën në një përpjekje për të skualifikuar gjyqtarin John Ouderkirk nga vendimi mbi çështjen, raportoi AP të martën, transmeton Gazeta Metro.

Në dokumentet e gjykatës, avokatët për aktoren thanë se gjykatësi ‘ka dështuar të gjykoj në mënyrë të drejtë.

Si pasoj e kësaj po thuhet se Angelina po ndihet e rrezikuar dhe për të njollosur Brad Pitt po publikon lajme të tilla si “skandali i Brad Pitt me prostituta”.

Ndryshe, çifti kanë dorëzuar divorcin në vitin 2016 dhe kanë 6 fëmiljë, Maddox, 19 vjeç , Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Shiloh, 14 vjeç dhe binjakët Vivienne and Knox, të cilët tashmë mbushin 12 vjet./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë