Loading…

Angela zgjodhi këngë schlager dhe punk-rock për paradën e madhe ushtarake të përshëndetjes

  • 02/12/2021 | 13:34

Angela zgjodhi këngë schlager dhe punk-rock për paradën e madhe ushtarake të përshëndetjes

Kancelarja e Gjemranisë, Angela Merekl, sonte do të përcillet siç është tradita me ceremoni të madhe ushtarake në Berlin. Një pjesë interesante e ceremonisë është edhe përzgjedhja e këngëve nga vet kancelarja, transmeton Gazeta Metro.


Grober Zapfestreich është ceremonia më e madhe në Gjermani – me pishtarë, ushtarë në uniforma ceremoniale, oficerë dhe koreografi që planifikohet deri në hollësitë më të vogla.

Me këtë paradë përshëndeten gjermanët tradicionalisht përshëndeten nga zyrtarët shtetërorë, kancelarë e kancelarë, presidentë e ministra. Kjo traditë vazhdon që nga shekulli i 16’të.

Ka raste tjera kur organizohet siç ishte rasti i kthimit të ushtarëve gjermanë nga Afganistani, me pishtarë e të rreshtuar para Reichstag në Berlin. Kishte prej atyre që ceremoninë e kritikuar se i ngjante rreshtimit të nazistëve.

Këtë vit ceremonia do të jetë më modeste për shkak të pandemisë dhe do të transmetohet në televizionin publik gjerman nga ora 19:20. Ceremonia nis me një fjalim të shkurtër të kancelares Merkel dhe do të përfundojë pas një ore pa pritje.

Këngët që zgjodhi Merkel për t’u luajtur nga orkestra ushtarake e Bundeswehr që është poashtu tanimë një traditë në Grober Zapfestreich. Përzgjedhja e saj është mjaft interesante.

Përveç këngës kishtare kancelarja ka zgjedhur një këngë të Hildegard Knef “Für mich, soll’s rote Rosen regnen” (Le të bien për mua shi i trëndafilave të kuq), si dhe hitin e vjetër nga Gjermania lindore të të famshmes Nina Hagen “Du Hast den Farbfilm Vergessen” (Harrove filmin me ngjyra).

Nina Hagen njihej si një lloj disidente që në kohën kur Gjermania lindore sundohej nga regjimi komunist. Pasi që u largua për në Gjermaninë perëndimore ajo u shndërrua në ikonë të punk-rock muzikës

Muzika më së shpeshti në këto ceremoni përshëndetëse kanë zgjedhur “An die Freude” të Beethoven, ndërsa më ekscentriku ishte treguar Gerhard Schroeder që kishte zgjedhur këngën të famshmit Frank Sinatra “My Way”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë