Loading…

Anëtarja e Nismës jep dorëheqje: Nuk lejoj të jem pjesë politikave fëmijrore

  • 14/11/2018 | 21:13

Anëtarja e Nismës jep dorëheqje: Nuk lejoj të jem pjesë politikave fëmijrore

Anëtarja e kryesisë së Nisma’s në Gjilan, Valmira Arifi, njëherësh, nënkryetare e forumit të gruas së Nisma’s ka dhënë dorëheqje.


Përmes një njoftimi publik, ajo ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga çdo pozitë e kësaj partie dhe se i bashkohet Vatra’s.

“Unë Valmira Arifi, anëtare e kryesisë dhe njëherit nënkryetare e parë e Forumit të Gruas së Nisma-s në Gjilan jap dorëheqje nga çdo pozitë e kësaj partie. Pas shumë problemeve të mëdha që po kalon Nisma në Gjilan, e që filluan me shkarkimin e z. Hasanit nga pozita e ministrit, në këtë degë u krijuan një mori problemesh dhe një tollovi brenda anëtarëve të partisë dhe brenda grupit të këshilltarëve komunalë. Duke mos lejuar të jem pjesë e kësaj politike fëmijnore, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga çdo aktivitet i kësaj partie.

Te tutje aktivitetin tim politik do ta zhvilloj në ” Lëvizjen Qytetare Vatra”, ka thënë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë