Loading…

Anëtari i NISMA’s: Kjo Ministri po i bën LDK’në e VV’në të shtyhen me brryla

  • 04/12/2019 | 09:51

Anëtari i NISMA’s: Kjo Ministri po i bën LDK’në e VV’në të shtyhen me brryla

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se Ministria e Brendshme është posti që po i bën LDK’në e VV’në të kenë mosmarrëveshje dhe siç ka thënë ai, ‘të shtyhen me brryla’, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka shtruar një pyetje, se cila është arsyeja që këto dy parti po vrapojnë kaq shumë pas MPB’së.

“Ministria e Punëve të Brendshme është një nga shumë ministrit që ka qeveria e Kosovēs.
Shtyrja me brrylla mes VV dhe LDK për këtë ministri deri aty sa edhe mos të arrijn marrveshje për bashkëqeverisje, të bënë me dyshu në qëllimet dhe “objektivat” e këtyre partive. Në këtë rast shtrohet një pytje logjike, cila është arsyeja që vrapojnë kaq shumë pas kësaj ministrie”, thotë ai.

Tutje, ai shton se VV dhe LDK me gjasë nuk kanë besim në njëra tjetrën dhe dëshirojnë që MPB të mbrohet apo të përdoret të ju hakmirren të tjerëve.

Kujtojmë se LDK dhe VV pavarësisht takimeve që kanë zhvilluar, assesi nuk po ia dalin të merren vesh për ndarjen e posteve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë