Loading…

Palestina pengoi aplikimin e Kosovës në Interpol

  • 27/12/2016 | 14:53

Palestina pengoi aplikimin e Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, mbajti Konferencën e fundvitit, ku bëri një rikapitulim të punëve që janë arritur dhe ato që nuk janë kryer


Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, në konferencën e fundvitit, ka thënë se ky vit ka qenë në përgjithësi vit i suksesshëm për këtë Ministri, shkruan gazetametro.net.

Ai veçon Policinë e Kosovës, që sipas tij ka qenë më e suksesshmja.

”Policia e Kosovës gjatë vitit që po lëmë ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme, disa nga to operacione shumë komplekse por, të suksesshme. Ka goditur mbi 38 grupe kriminale duke arrestuar persona të ndryshëm 1246. Agjencia e Kosovës për forenzikë, ka kryer 4500 forenzika. Janë finalizuar strategjitë e reja për kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta. Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste në fushën e terrorizmit. Policia po ashtu ka arrestuar 33 persona” tha Hyseni.

Ministri Hyseni po ashtu gjatë kësaj konference tregoi edhe arsyen përse Kosova këtë vit nuk është anëtarësuar në INTERPOL.

“Anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e ka vështirësuar anëtarësimi i Palestinës dhe kjo ka bërë që aplikimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të shtyhet. Ne presim që vitin e ardhshëm në Pekin aplikacioni ynë të vihet në votim dhe Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL ”, shtoi Hyseni./ gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë