Loading…

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, Britania: Jemi me ju

  • 22/09/2018 | 18:20

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, Britania: Jemi me ju

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell, ka thënë se Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol.


Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kështu ka thënë ambasadori britanik, Ruari O’Conell, transmeton gazetametro.net

O’Conell ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do t’ia mundësonte Kosovës të jetë më efektive në luftën kundër krimit të organizuar.

‘’Mbretëria e Bashkuar e sheh anëtarësimin e Kosovës në përputhje me mandatin e Interpolit për të rritur bashkëpunimin, njohuritë e përbashkëta dhe praktikat më të mira në zbatimin e ligjit ndërkombëtar.

Ne konsiderojmë që rritja e shkëmbimit të informacionit do të çonte më tej realizimin e objektivave tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar’’, tha O’Connell për lajmin. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë