Ish trajneri i Genoas dhe sulmuesi legjendar europian, Andriy Shevchenko gjatë një interviste ka treguar se nëse nuk ka zgjedhur luftën për t’i ndihmuar shtetit të tij, Ukrainës ka vendosur që t’i ndihmoj duke grumbulluar fonde, të flas për refugjatët e shumë gjëra të tjera, transmeton Gazeta Metro.
Ish sulmuesi i shumë klubeve të mëdha në Europë, Andriy Shevchenko ka treguar gjatë një interviste për ‘Sky Sports’ se objektivi i iniciativës të ‘Play Yor Part’ është të mbledhin para dhe të ju ndihmojnë grave dhe fëmijëve që po largohen nga lufta.
Ai ndër të tjera ka treguar se është gjithmonë në kontakt me spitalet pediatrike në Ukrainë dhe që situata është mjaft e vështirë atje.
”Me iniciativë të ‘Play Your Part’ objektiv është që të mbledhim para dhe t’i ndihmojmë gratë dhe fëmijët që po largohen nga lufta. Objektiv tjetër është që t’i ndihmojmë ata që kanë mbetur në Ukrainë. Janë shumë qytete ku mungon ushqimi, uji, medikamentet. Unë jam gjithmonë në kontakt me spitalet pediatrike. Situata është mjaft e vështirë. Duam t’i ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur njerëzit e mbetur në Ukrainë dhe ata që po largohen. Dua a falënderoj popullin italian për krejt atë që po ndodh në vendin tim”, deklaroi Shevchenko.
Ndër të tjera ai është shprehur se ka zgjedhur një mënyrë tjetër të luftimit, duke mos zgjedhur rrugën që të luftoj me armë, por me mjete të tjera si grumbullimin e fondeve të ndryshme dhe të flas për refugjatët që janë duke u larguar nga vendi i tyre.
”Madje, njoh edhe shumë sportistë që kanë zgjedhur të luftojnë. Secili e ka zgjedhur mënyrën e tij të luftimit. Unë e kam zgjedhur një tjetër rrugë në tentim për ta mbrojtur vendin tim. Të flas sa më shumë, të mundohem të ndihmoj dhe të grumbulloj fonde, të flas për refugjatët. Ky është pozicionimi im për ta luftuar këtë moment”, thotë Shevchenko.
Në fund ai pati edhe një mesazh për personat rusë që janë kundër luftës, duke thënë se: “Një mesazh për personat rusë: të gjithë ata që janë kundër luftës, dilni jashtë, flisni dhe ngriteni zërin. Mundohuni ta ndalni këtë luftë. Bëni gjithçka për ta gjetur paqen. Ka persona, gra e fëmijë që po vdesin pa një arsye”, përfundoi Shevchenko.
Ditë më parë 45-vjeçari ka treguar që është shumë i shqetësuar sepse edhe nëna dhe motra e tij kanë mbetur ende në Ukrainë edhe pas disa javësh bombardime nga agresori rus atje. /gazetametro.net
Rrëfehet Shevchenko: Jam i frikësuar, nëna dhe motra ime kanë mbetur në Ukrainë