Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti gjatë një interviste ka treguar se mesfushori, Federico Valverde dhe sulmuesi brazilian, Rodrygo do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool, transmeton Gazeta Metro.
Real Madrid dhe Liverpool do të takohen në finale të Ligës së Kampionëve më 28 maj në ‘Parc des Princes’, ku pritet të jetë një sfidë shumë interesante pasi që ‘The Reds’ synojnë gjithashtu edhe hakmarrjen e finales së 2018.
Ancelotti duket se ka ndarë gjithashtu edhe formacionin që do të përdorë kundër Liverpool, duke thënë se nuk do të ketë një sistem të përcaktuar, por do të filloj me 4-3-3 dhe mund të përfundojë edhe me 4-4-2.
”4-3-3. Ndonjëherë mund të përfundojë edhe si 4-4-2. Nuk mendoj se ka ndonjë sistem definitiv, ndonjëherë për të bërë presion kundërshtarit, ashtu siç bëmë ndaj Cityt, formacioni ndërron nga 4-3-3 në 4-4-1-1. Ideja nuk ndryshon shumë, vetëm çështja se si të mbrohesh nga kundërshtari,” tha ai.
Federico Valverde dhe Rodrygo janë dy futbollistët të cilët po tregojnë paraqitje të mira javët e fundit, megjithatë nuk është që janë edhe titullarë. Por, Ancelotti për Dario As tha: ” Të dy do të luajnë në finale, është e vërtetë.”
‘Los Blancos’ kërkojnë titullin e 14’të të tyre në Ligën e Kampionëve, mirëpo nuk do ta kenë të lehtë kundër skuadrës së Jurgen Klopp e cila ka qenë e jashtëzakonshme këtë edicion dhe po lufton për të gjithë titujt e mundshëm. /gazetametro.net