Loading…

Ancelotti flet pas barazimit me Osasunën, përmend edhe penalltinë e Benzemas

  • 02/10/2022 | 23:39

Ancelotti flet pas barazimit me Osasunën, përmend edhe penalltinë e Benzemas

Real Madrid nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 sonte përballë Osasunas në ‘Santiago Bernabeu’. Pas ndeshjes trajneri i ‘Los Blancos’, Carlo Ancelotti deklaroi se skuadra luajti ashtu siç duhej dhe e ka merituar fitoren, transmeton Gazeta Metro.


‘Madrilenët’ shënuan të parët në minutën e 42’të me anë të Vinicius Junior, por gjatë pjesës së dytë rezultati u barazua nga sulmuesi i Osasunas, Kike Garcia.

Në minutën e 78’të Karim Benzema shpërdoroi mundësinë e artë nga penalltia për të shënuar golin e fitores. Për këtë tekniku italian tha se është gjë që ndodhë ndonjëherë.

”Mendoj se skuadra luajti ashtu siç duhej. Ne e merituam fitoren, por ndeshjet pas një pushimi gjithmonë janë të vështira. Benzema bëri pjesën e tij dhe arriti të fitojë penalltinë me një lëvizje të shkëlqyer, ndërsa humbja e saj mund të ndodh ndonjëherë,” tha ai.

Pas këtij barazimi të ‘Madrilenëve’ Barcelona merr kreun e tabelës në La Liga. Të dyja skuadrat kanë nga 19 pikë, por katalunasit kanë golaverazh më të mirë. /gazetametro.net

Benzema humb penalltinë kundër Osasunas, godet shtyllën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë