Real Madrid është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat minimal 0-1 ndaj Liverpool, transmeton Gazeta Metro.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Carlo Ancelotti tani është bërë trajneri që ka fituar më së shumti Ligën e Kampionëve, gjithsej katër herë.
Ai më herët e kishte fituar me Milan në vitin 2002/03 dhe 2006/07, dhe me Real Madrid në vitin 2013/14 dhe tani në këtë sezon.
Kujtojmë se ky është edhe titulli i 14’të në Ligën e Kampionëve për klubin spanjoll dhe i pesti në nëntë vitet e fundit dhe kjo tregon më së miri dominimin absolut në Europë nga Real Madrid. /gazetametro.net