Loading…

Analizë e AP-së: Frika nga konfliktet në Ballkan nuk është e pabazë

  • 10/10/2018 | 19:22

Analizë e AP-së: Frika nga konfliktet në Ballkan nuk është e pabazë

Agjencia amerikane tregon se BE për shkak të problemeve të brendshme të saj me vite i ka lënë anash shtetet e Ballkanit.


Frika e disa zyrtarëve të vendeve evropiane se Ballkani mund të zhytet sërish në konflikte, në qoftë se së shpejti nuk e pranojnë anëtaret e Bashkimit Evropian, nuk janë të pabaza, vlerëson agjencia amerikane AP, e cila thotë se ndikimi rus në Ballkan, në vendet baltike dhe në Evropën Qendrore po rritet.

Agjencia vlerëson se tensionet ndërmjet Beogradit e Prishtinës janë në rritje, përkundër përpjekjeve të BE-së që të arrihet zgjidhje e përhershme ndërmjet “armiqve të dikurshëm në luftë”.

Përkujtohet edhe se Beogradi para dy javësh ka ngritur gatishmërinë luftarake të ushtrisë për shkak të pranisë së policisë speciale në veri të Kosovës, të banuar me serbë, transmeton gazetametro.net.

Agjencia, në fakt, tregon se BE për shkak të problemeve të brendshme të saj, me vite i ka lënë anash shtetet e Ballkanit, kështu që disa zyrtarë të BE-së tash kanë frikë se Ballkani sërish mund të zhytet në konflikte në qoftë se së shpejti nuk e pranojnë anëtaret e bllokut.

Beogradi aleat besnik i Moskës

Transmetohet edhe se kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e shpërthimit të luftës në Ballkan në qoftë se BE lejon që të shuhen shpresat për anëtarësim në Union.

Në tekstin, në të cilin shkruan për ndikimin rus në Ballkan dhe vende tjera, AP thekson se Rusia ka mohuar të jetë përfshirë në politikën e shteteve ballkanike apo të Baltikut, por thotë se strategjia e fuqisë së butë ka gjetur truall të volitshëm mes serbëve për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Thuhet se, në këmbim për mbështetjen e Rusisë për shkak të Kosovës, Beogradi është aleat besnik i Moskës, ndonëse zyrtarisht synon integrimin në BE dhe shfrytëzon miliona të fondeve evropiane për rimëkëmbje.

AP po ashtu thotë se dy operativistë të inteligjencës ushtarake ruse kanë punuar nga Serbia në vitin 2016, kur kanë tentuar të organizojnë puç në Mal të Zi në mënyrë që ta ndalojnë t’i bashkohet NATO-s.

Vlerësohet edhe se fitorja e Milorad Dodikut për anëtar të Kryesisë së BeH-së nga populli serb e forcon edhe më tej strehën e Moskës në Ballkanin Perëndimor, “sepse ai tash mund të pengojë çdo vendim strategjik, nëse këtë e thotë Vladimir Putini”.

AP përkujton edhe se shtatë ditë para zgjedhjeve në BeH, lideri i atëhershëm i Republikës Serbe Milorad Dodik ka udhëtuar në Moskë për të marrë pjesë në garat e Formulës një jo për shkak se është, siç thotë ai, fans i madh, po për shkak të takimit me kryetarin rus Putin.

Agjencia vlerëson se xhirimi nga Soçi, në të cilin shihet se si Putini i dëshiron Dodikut “suskes të madh” në zgjedhje në BeH, deri sa Dodiku i dhuron një shenjë me flamurin e RS-së, është “dëshmi e qartë e ndikimit të Rusisë në njërin prej regjioneve më të ndjeshme në Evropë, Ballkanin e brishtë, ku Perëndimi po përpiqet të inkurajojë pajtimin e reformat, pas luftës brutale në baza etnike në të 90-tat.

Dodiku aleat kyç i Rusisë

Duke përkujtuar se Dodiku haptas angazhohet për ndarjen e RS-së nga BeH-ja dhe se është nën sanskionet e ShBA-ve për shkak të politikës së tij, agjencia amerikane vlerëson se Dodiku ka dëshmuar se është “aleat kyç në përpjekjet e Moskës që të rrënojë politikën e Perëndimit për integrimin e Ballkanit”.

Rusia ashpër kundërshton që edhe ndonjë vend tjetër ballkanik t’i bashkohet NATO-s, thekson AP, duke shtuar se zyrtarët perëndimorë kanë shprehur frikë se Rusia po i shfrytëzon marrëdhëniet e saj historike sllovene e të ortodoksisë së krishterë në regjion për të rrënuar politikën perëndimore të integrimit.

AP thotë se Këshilli i Evropës për punë të jashmte ka thënë në raport se qëllimi strategjik i Rusisë nuk është që të konfirmojë autoritetin mbi Ballkanin, por “t’i shfrytëzojë tensionet ekzistuese”.

“Në sytë e Rusisë, qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nuk është as serioz as sistematike, dhe kështu i jepet mundësia Moskës që të zhvillojë ndikimin e saj”, citon raportin agjencia, transmeton gazetametro.net.

Agjencia, megjithatë përmend se, ndonëse ndikimi rus është më i qarti në Ballkan, rritja e popullizmit në Evropën Qendrore i shkon për dore Moskës, duke i siguruar asaj parti politike e politikanë, të cilët e simpatizojnë atë anembanë kontinentit, duke përfshirë edhe anëtare të BE-së si Hungaria, Austria e Çekia.

Agjencia konstaton se forcat proruse kanë kaluar mirë në Letoni, ku partia opozitare, të cilën e mbështet pakica ruse, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.

AP, megjithatë thotë se pritet që kjo parti do të ketë vështirësi në tentimit për ta formuar qeverinë e koalicionit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë