Loading…

Analistja serbe: Me rëndësi çfarë thotë Merkel, jo Dacic…

  • 14/08/2018 | 11:06

Analistja serbe: Me rëndësi çfarë thotë Merkel, jo Dacic…

“Diçka e rëndësishme duhet të ndodhë në Bruksel, tërë këto deklarata tregojnë se po shihet finishi i bisedimeve për Kosovën “, thotë Safeta Bishevac.


Jemi të bombarduar me deklarata mbi ndarjen dhe përkufizimin e Kosovës, por askush nuk e ka të qartë se çfarë flasin, nga njëra anë Ivica Dacic e Aleksandar Vucic, e nga ana tjetër Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, i ka thënë televizionit beogradas N1 analistja e gazetës “Danas” Safeta Bishevac, transmeton gazetametro.net.

“Qtetarët janë të frikësuar, mendojnë vetëm të mos ketë luftë dhe atëherë nuk mendojnë për atë se çfarë mund të blihet për 150 euro. Me rëndësi është se çfarë flasin njerëzit në Perëndim, Merkel ka thënë se nuyk ka ndryshim kufijsh dhe shumë më me rëndësi është se çfarë thotë ajo e jo çfarë thonë Dacic e Veseli”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në kuadër të BE-së me i rëndësishëm është mendimi i Gjermanisë, deri sa i duket se ShBA-së Kosova nuk i intereson më.

“Më shumë kujdeset BE-ja, ata ruajnë qëndrimin se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Publiku ynë dhe politikanët nuk dinë çka do të thotë përkufizim, po afrohet shtatori dhe tubimi i Brukselit, takimi [i Vucicit] me Putinin, udhëtimi në Uashington, duket se ky do të jetë muaj kyç. Diçka e rëndësishme duhet të ndodhë në Bruksel, tërë këto deklarata tregojnë se po shihet finishi i bisedimeve për Kosovën “./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë