Loading…

Analistja kosovare: Pronari i ‘Minimax’it’ po dëshiron të ma marrë shtëpinë pas shkurorëzimit

  • 03/12/2019 | 17:56

Analistja kosovare: Pronari i ‘Minimax’it’ po dëshiron të ma marrë shtëpinë pas shkurorëzimit

Analistja e njohur kosovare , Luljeta Aliu tash e sa kohë po përballet me neglizhencë të organeve të drejtësisë dhe po frikësohet se do ta humb shtëpinë e saj, shkruan Gazeta Metro.


Aliu e cila po përballet me sistemin e drejtësisë pasi ka një rast të shkurorëzimit me burrin e saj, ajo tani po frikësohet se po humb shtëpinë që ka dhe është pronë e saj.

Ajo po akuzon pronarin e marketeve ‘Minimax’, ish-burrin e saj Bekim Krasniqin, se po deklaron rrejshëm në Gjykatën Themelore në Graçanicë se ajo shtëpi është e tij, njëjtë po bën edhe vjehrri i saj.

Sipas Aliut, arsyeja pse rasti nuk procedohet tutje, thuhet të jetë mungesa e përkthyesit, për çka sipas kësaj të fundit mund të jetë edhe ndikim nga pala tjetër.

Postimi i plotë nga Aliu:

Prej marsit 2017 e kam lëndën për masën e sigurisë për shtëpinë, për të cilën ish-vjehrri në bashkëpunim me ish-burrin Bekim Krasniqi (pronar i Minimaxit) pretendon rrejshëm se është e tij, në Gjykatën Themelore në Graçanicë. Arsyeja pse nuk po procedohet rasti na thuhet të jetë mungesa e përkthyesit. Mund të jetë edhe ndikim nga pala tjetër.

Tani jam në procedurë për shkurorëzim, për të cilën kam aplikuar ne dhjetor 2017. A mundet me ndodhë që shkurorëzimi mund të ketë për pasojë që shtëpia të shitet ose mua me vajzat të na detyrojmë të dalim nga aty? Si ka mundësi që për shkak të vonesave dhe mangësive të gjykatës unë dhe vajzat të rrezikojmë të nxirremi nga shtëpia jonë. A ka ndonjë person që duhet të marrë përgjegjësi? A ka drejtësi në këtë vend të shkretë?../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë