Loading…

Analistja kosovare, Luljeta Aliu: Ish-burri i morri me dhunë të gjitha kursimet e vajzave për vete

  • 17/12/2019 | 19:52

Analistja kosovare, Luljeta Aliu: Ish-burri i morri me dhunë të gjitha kursimet e vajzave për vete

Analistja e njohur kosovare, Luljeta Aliu, ka treguar përsëri se ish-burri, Bekim Krasniqi ka marrë me dhunë të gjitha kursimet e vajzave të saj për vete, duke i transferuar kështu në llogari të tij, shkruan Gazeta Metro.


Aliu ka deklaruar se Bekim Krasniqi është një bashkëpronar faktik i Minimaxit, por ai e ka fshehur këtë biznes dhe atë ajo e ka marrë vesh gjatë procedurave të shkurorëzimit.

Postimi i plotë nga Aliu pa ndërhyrje:

PROKURORIA NEGLIZHENTE NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE

Për shkak të neglizhencës së prokurorisë në rastin e lajmëruar të dhunës ekonomike të Bekim Krasniqit ndaj meje dhe vajzave, me pasojë lënien të lirë të tij, ai prapë ka bërë dhunë duke marrë tani të gjitha kursimet e vajzave nga llogaria e kursimeve, ku të dy kemi qenë të autorizuar. Këtë e ka bërë pa pëlqimin tim apo të vajzave dhe me të vetmen arsye për të na shkaktuar presion.

Pas herës së parë të veprës së dhunës ekonomike, rastin e kam paraqitur ne prokurori me datën 4 dhjetor 2019. Prokurorja kujdestare, Arberesha Shala, megjithëse atë ditë fillimisht më tha se do ta marrin në mbajtje kryesin dhe vendimi ishte thuajse duke i’u dorëzuar zyrtarit policor, i cili ishte i pranishëm, kur e ceka mashtrimin me shtëpinë e përbashkët, prokurorja Shala reagoi befasishëm duke thënë se nuk është kompetente për këtë rast. Ajo e ndërpreu marrjen e deklaratës dhe më dërgoi te një kolege tjetër e saj, e cila vetëm më kërkoi të nëshkruaj dhe më tha se më lajmërojnë se si vendosin për procedimin e rastit. Ka mbi dy javë që unë ende pres që prokuroria të veprojë. Ndërkohë pardje, me 15.12.2019, Bekim Krasniqi, bashkëpronar faktik i Minimaxit, prapë hyn pa pëlqimin tim dhe i transferon mjetet e kursyera të vajzave në llogarinë e tij private.

Bekim Krasniqi, biznesin familjar Minimax e ka zhvilluar gjatë kohë së martesës dhe me kontributin tim si këshilltare, siç është edhe e ditur dhe dëshmohet me prova në gjykatë. Mirëpo, fatkeqësisht si shumë shqiptarë tjerë, edhe Bekim Krasniqi nuk e ka lajmëruar veten pronar të biznesit, gjë që unë e kam marrë vesh tek tani gjatë procedurave të shkurorëzimit. Këtë veprim ai e ka bërë me dashje dhe me qëllim që të më dëmtojë mua nëse ndonjëherë divorcohem prej tij. Kështu veprojnë shumë persona të papërgjegjshëm në Kosovë, të cilët edhe pse mund të hetohen për mashtrim ekonomik, neni 335 Kodi Penal dhe deklarim të rrejshëm, neni 292 Kodi Penal, prapë shpëtojnë, sepse gjejnë partnerë për krimet e tyre brenda sistemit të drejtësisë. Arsyet për këto veprime janë përpjekja për të bërë presion ekonomik dhe psiqik, pra dhunë në familje, në mënyrë që të dorëzohem nga kërkesat për të drejtat e mia.

Prokuroria e ka për obligim të hetojë këto raste. Prokuroria e ka pasur obligim ta inicojë edhe rastin e veprës penale të dhunës në familje, neni 248 Kodi Penal, për vjedhjen e kursimeve të vajzave nga Bekim Krasniqi. Por prokuroria po dështon në detyrën e saj të mbrojë të drejtat e qytetarëve të garantuara me ligj. Arsyet për këto lëshime, të cilat kanë pasoja për mirëqenien time dhe të vajzave, duhet të hetohen nga dikush. Cila është arsyeja pse nuk është inicuar rasti i dhunës nga prokurorja, e cila në minutat e parë e vendosi që ta marrin në mbajtje policia kryesin e veprës të dhunës ekonomike dhe për këtë edhe e thirri zyrtarin policor në zyre. A është arsyeja që ajo e kuptoi për kë bëhet fjalë, e njeh kryesin e veprës dhe bën lëshime? Si mund të lejohet një veprim i tillë i prokurores?

Ku të kërkojmë ne drejtësi?../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë