Analisti politik, Ramush Tahiri, ka përkrahur Kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, i cili sot ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se qëndrimi i Veselit është një lajm shumë i mirë dhe tregon përkushtim.
“Bravo per Kadri Veselin. Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin. Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim,..”, ka shkruar ai.
Tutje, Tahiri, ka thënë se me këtë nuk ka nevojë të shkohet as në konsultime me Presidentin Thaçi dhe as në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese.
“Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj..”, ka shtuar tutje Tahiri.
Në fund, njëjtë si Kryeparlamentari Veseli, ai thotë se mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet t’i frikësohet zgjedhjeve.