Loading…

Analisti shqiptar: Baton Haxhiu e ka krijuar Albin Kurtin, ai e sjelli në pushtet

  • 30/11/2019 | 10:43

Analisti shqiptar: Baton Haxhiu e ka krijuar Albin Kurtin, ai e sjelli në pushtet

Analisti i njohur nga Shqipëria, Arjan Curi, ka thënë në një intervistë se Baton Haxhiu është ai që ka krijuar Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes (VV) dhe është personi që e ka sjellë atë në pushtet, shkruan Gazeta Metro.


Javë më parë mysafirë të ‘Zonë e Lirë’ kanë qenë analisti nga Shqipëria, Arjan Curi dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu.

Derisa Baton Haxhiu tregon se si i ka uruar pozitën e kryeministrit Edi Ramës, dy vite para zgjedhjeve, Curi ka thënë se njerëzit si Haxhiu, peshojnë me flori dhe sa peshë kanë aq flori bëjnë.

Tutje Curi e ka quajtur Haxhiun ‘kingmaker’ apo person që sjell njerëzit në pushtet dhe e krijon atë.

“Baton Haxhiu është kingmaker, është ai që sjell pushtetin. Batoni ka krijuar Kurtin me gazetën e tij dhe këtë ‘king’ e ka tani në pushtet”, është shprehur Curi në këtë intervistë, transmeton Gazeta Metro.

Derisa ai thoshte se Kurti është krijim i Batonit, ky i fundit nuk e mohoi, madje tregojë edhe disa detaje rreth miqësisë së tij me Kurtin.

“Unë edhe Kurti kemi pasur një miqësi të fortë dhe për herë të parë Kurtin në Shqipëri e kam sjell unë në intervistë të Blendi Fevziu. Ka qenë viti 2002 ose 2003 kur, Kurti ka ardhur për herë të parë në Shqipëri”, ka thënë Haxhiu, transmeton Metro.

Marrëdhëniet e liderit të VV’së, Albin Kurtit dhe Baton Haxhiut tani janë të ftohura, që sipas tij të fundit marrëdhënie e tij me Kurtin ka ndryshuar pasi që me vite rrugës ndryshojnë gjërat.

Më poshtë mund t’a shikoni këtë intervistë nga minuta e 40:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë