Loading…

Analisti serb: Putini nuk mund ta zgjidhë problemin e Kosovës, vendosin të tjerët

  • 09/08/2018 | 17:09

Analisti serb: Putini nuk mund ta zgjidhë problemin e Kosovës, vendosin të tjerët

Nuk mund të kuptohet se cila do të ishet zgjidhja e pranueshme për Serbinë, por se qartë shihet se gjithçka po shkon në drejtim të njohjes së një lloj pavarësie të Kosovës, thotë Andrej Ivanji.


Bisedimet po shkojnë në një drejtim – e ky është se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Si do ta bëjë Serbia këtë, ne nuk e dimë, vendimet merren në një rreth të ngushtë njerëzish rreth kryetarit Vucic, i ka thënë televizionit N1 gazetari i javores beogradase “Vreme”, Andrej Ivanji. Ai shton edhe se takimi i Vucicit e Putinit në Moskë nuk do të sjellë asgjë të re rreth kësaj çështjeje, transmeton gazetametro.net.

“Putini nuk mund të zgjidhë asgjë rreth çështjes së Kosovës, sepse kjo ndodh në anën tjetër të globit tokësor, por problem është se na ‘bombardojnë’ me informata të ndryshme mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje… Kishim madje edhe për fundjave pritje të fillimit të njëfarë lufte në Kosovë, e cila nuk ndodhi”, ka thënë Ivanji.

Siç ka thënë ai, krahas të gjitha informatave të cilat plasohen, nuk mund të kuptohet se cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për Serbinë, por se qartë shihet se gjithçka po shkon në drejtim të njohjes së një lloj pavarësie të Kosovës.

Në pyetjen se a i mbron Rusia interesat e Serbisë rreth çështjes së Kosovës, Ivanji thotë se “e vetmja gjë që Rusia mund të bëjë është që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të pengojë që Kosova të njihet si shtet i pavarur”.

“Nuk besoj se pala jonë shkon me çkadoqoftë në Moskë. Çfarë propozimi?… Do të jetë mirë që Vucici të takohet me Putinin, pastaj mbi këtë do të raportojë, që mos mund të flasim për gjëra tjera… Nuk besoj se Rusia është e interesuar të del fare me ndonjë propozim për Kosovën”, vlerëson ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë