Loading…

Analisti britanik për dialogun në Bruksel: Duket se jemi në çastin vendimtar

  • 06/09/2018 | 18:58

Analisti britanik për dialogun në Bruksel: Duket se jemi në çastin vendimtar

Nuk e dimë se çfarë praktikisht do të ketë në tavolinë, por javëve të kaluar kemi marrë shenja të shumëta se të dy palët do të kenë vullnet që të shtrojnë çështjen e njëfarë lloj korrigjimit të kufijve, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e kontestit të Beogradit e Prishtinës, thotë James Ker Lindsay


Zgjidhja të cilën po flasin Thaci e Vucic, ndonëse po e emërojnë ndryshe, do të jetë tema kryesore e bisedimeve ndërmjet dy kryetarëve të premten në Bruksel sipas profesorit londinez të shkencave politike James Ker Lindsay, transmeton gazetametro.net.

“Krijohet përshtypja se gjendemi në çastin vendimtar”, ka thënë Ker Lindsay për Evropën e Lirë (në gjuhën serbe).

Nuk e dimë se çfarë praktikisht do të ketë në tavolinë, por javëve të kaluar kemi marrë shenja të shumëta se të dy palët do të kenë vullnet që të shtrojnë çështjen e njëfarë lloj korrigjimit të kufijve, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e kontestit të Beogradit e Prishtinës. Është e qartë se në këtë është kthyer vëmendja më e madhe në këtë çast, diçka që shkakton mjaft nervozë te të dyja palët. Por, duket se kjo edhe do të sinjalizojë se a do të jetë pjesë e paketës finale apo jo”, ka thënë ai.

Përkundër deklaratave që arrrijnë nga Beogradi e Prishtina, Ker Lindsay thotë se “duket se dy liderët po e kuptojnë se çfarë vërtet u duhet Beogradit e Prishtinës, e kjo është marrëveshja përfundimtare, me të cilën vërtet do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura ndërmjet tyre.

Më e rëndësishmja është, shton analisti britanik, se ekziston vullneti që zgjidhja të gjendet dhe, në qoftë se marrëveshja finale arrihet, ajo duhet të përtfshijë, e me këtë edhe të zgjidhë, edhe të gjitha çështjet tjera të hapura.

“Në qoftë se Beogradi e Prishtina do të arrinë marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë do të zgjidhej çështja e statusit të Kosovës në ‘kokat e Beogradit’ dhe e cila do të çonte drejt anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, në fakt menjëherë do të zgjidhnjit një paletë problemesh në normalizimin e marrëdhënieve. Njëherë, pasi që Beogradi ta kenë njohur Kosovën dhe kur Kosova të jetë bërë anëtare e OKB-së, shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me njohjen e pranimin thjesht do të ‘fluturonin për dritare’, më nuk do të kishin rëndësi. Pra, mendoj se ajo që duhet theksuar së pari – se normalizimi do të jetë komplet në qoftë se Serbia e njeh Kosovën. kështu do të krijoheshin marrëdhënie normale ndërshtetërore”, ka thënë Lindsay./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë