Loading…

Amerika vlerëson luftën e Kosovës kundër trafikimit me njerëz

  • 25/01/2017 | 11:17

Amerika vlerëson luftën e Kosovës kundër trafikimit me njerëz

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim zyrtarin për çështje të jashtme nga zyra për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Atsuki Takahashi.


Me këtë rast, ministri e njoftoi zyrtarin amerikan për përpjekjet që po bënë Kosova në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, transmeton gazetametro.net.

Hyseni theksoi se përkundër përpjekjeve që po bëjnë institucionet e sigurisë në Kosovë kërkohet një angazhim edhe më i madh i të gjithë akterëve në mënyrë që të zvogëlohet në maksimum trafikimi me njerëz.

Ndërsa, Atsuki Takahashi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, siç bën me dije MPB përmes një komunikate, vlerësoi përpjekjet që po bënë Kosova në luftimin e kësaj dukurie dhe bëri thirrje që në të ardhmen të intensifikohet lufta kundër kësaj dukurie që është prezente jo vetëm në Kosovë, por pothuajse në të gjithë botën.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi edhe më tej në mes dy vendeve në mënyrë që të ketë projekte konkrete në parandalimin e kësaj dukurie. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë