Loading…

Amerika respekton të drejtën e Kosovës për ndërhyrje në veri

  • 16/01/2017 | 08:56

Amerika respekton të drejtën e Kosovës për ndërhyrje në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur veprimin e institucioneve të Kosovës për t’i dërguar forcat speciale policore në pikën kufitare në veri, për ta parandaluar futjen e trenit ilegal serb.


Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, ka thënë se e respektojnë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë kufijtë e vet.

“SHBA-ja ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon nëpër kufijtë e saj. Na vjen mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi”, ka thënë Schohn.

Ajo më tej ka shtuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja “si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan “Koha Ditore”, transmeton gazetametro.net.

Së fundi janë rritur zërat që thonë se obstruksionet e Serbisë vijnë pas ndryshimeve në administratën e SHBA-së, ku serbët llogarisin në përkrahjen e presidentit të ri amerikan, Donald Trump. E pyetur për mundësinë e ndryshimit të kursit amerikan në raport me Kosovën, me ardhjen e Trumpit, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka përmendur vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.

“Politika e SHBA-së lidhur me Ballkanin në dy dekadat e fundit ka qenë relativisht konsistente pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi parë asnjë indikacion se kjo do të ndryshojë”, ka thënë Schohn. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë