Loading…

Amerika pritet të rris normën e interesit

  • 05/03/2017 | 09:34

Amerika pritet të rris normën e interesit

Kryetarja e Bordit të Anëtarëve të Sistemit të Rezervës Federale të ShBA-së (FED Janet Yellen tha nëse ekonomia amerikane do të jetë në përputhje me parashikimin e FED-it, do të jetë e përshtatshme rritja e normës së interesit gjatë mbledhjes së marsit të FED-it.


Edhe analistët janë të mendimi se Rezerva Federale mund të rritë normën e interesit në mars.

Në fjalimin e mbajtur në Bordin Ekzekutiv të Çikagos, Yellen tha se sipas FED-it, përqindja e papunësisë është në nivel normal afat gjatë dhe përqindja e inflacionit, që është në kthim e sipër, po i afrohet me objektivit të FED-it prej 2%. Me uljen relative të rreziqeve ekonomike përtej detit, ekonomia amerikane pritet të ruajë një rrije të butë.

Në dhjetorin e vjetshëm FED-i parashikoi se në vitin 2017 , norma e interesit do të rritet me 0.75%. “Kjo do të jetë një masë e përshtatshme me përmirësimin e vazhdueshëm të tregut të punës dhe kthimin e inflacionit në objektivin e parashikuar”, shtoi Yelleni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë