Loading…

Amerika përkrah shndërrimin e FSK’së në ushtri

  • 28/12/2016 | 10:32

Amerika përkrah shndërrimin e FSK’së në ushtri

Greg Delawie, ambasador i SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se vendi i tij përkrah shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.


“Sigurisht se SHBA-të përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur. Është me rëndësi që ky transformim të ndodh në mënyrë kushtetuese dhe që përfshin, pikë së pari, të gjitha komunitetet në Kosovë. Edhe këtu mendoj se duhet të ketë dialog në mes të komuniteteve. Sigurisht se mendoj që Forcat e Armatosura të Kosovës, kurdo që të formohen, do mund të jenë faktor stabiliteti për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është me rëndësi që të gjithë të kenë pjesëmarrje në atë diskutimin se di të ‘shkohet nga sot në nesër’”, ka theksuar Delawie, në intervistën dhënë televizionit publik të Kosovës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë