Loading…

Amerika: E ardhmja e Serbisë është në Evropë

  • 06/06/2017 | 09:42

Amerika: E ardhmja e Serbisë është në Evropë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Serbisë është në Evropë dhe që të gjitha vendet e rajonit janë sovrane dhe kanë të drejtë të zgjedhin se me cilat vende apo federata dëshirojnë të bashkëpunojnë dhe të bashkohen për hir të rritjes ekonomike dhe të sigurisë.


Kështu ka thënë zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.

“Ne besojmë se e ardhmja e Serbisë në Evropë. Vetëm në qoftë se ju shikoni statistikat, do të shihni se shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian është rreth dhjetë herë më i  lartë se në mes të Serbisë dhe Rusisë. Investimet e huaja direkte të Bashkimit Evropian janë dhjetë herë më të mëdha, ndihma e huaj është edhe shumë më e lartë. Këtu  mendoj për ndihmën e pakthyeshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara  të Amerikës”, tha Yee për ” Zërin e Amerikës “.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë