Loading…

Amerika afat Bashës: Prano ofertën, ose zgjedhjet mbahen

  • 15/05/2017 | 21:42

Amerika afat Bashës: Prano ofertën, ose zgjedhjet mbahen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëjnë gjithçka që opozita ta ketë të pamundur vendimin e bojkotit të zgjedhjeve.


Për këtë, i dërguari i fundit i Uashingtonit e ktheu vizitën e tij të falenderimit në dërgatën e fundit ndërmjetësuese ndërkombëtare përpara se vendi t’i drejtohet zgjedhjeve pa opozitën.

Rikthehet paketa McAllister. Zv.kryeministër, 4 ministra

Ashtu siç raportoi edhe Top Channel, pasi doli nga takimi me kryeministrin Edi Rama, u mor vesh se nuk kishte një paketë amerikane. Sepse në fokusin e Hoyt Yee ishte paketa “McAllister”.

Burime të Top Channel konfirmojnë se në vend të presidentit, tashmë të zgjedhur, paketa ofron postin e zëvendëskryeministrit, një gjë që vetë Rama e kishte ofruar gjatë negociatave tek Nishani.

Pavarësisht moskoherencës në qëndrime, qoftë maxhoranca përpara, qoftë opozita disa ditë me vonesë, kanë vlerësuar atë si një mundësi e mirë takimesh të përbashkëta mes palëve.

Mesa duket, pas takimit me Ilir Metën, i cili ka qenë gjithmonë pro kësaj pakete, Yee është takuar fillimisht me Bashën vetëm në prani të ambasadorit Lu dhe më pas atyre u janë bashkuar edhe aleatët opozitarë.  Takimi, i cili ka zgjatur më shumë se një orë nuk ka prodhuar rezultat, por ka prodhuar së paku 24 orë kohë për PD për t’iu rikthyer kësaj pakete me disa korrigjime për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur që nga ikja e McAllister.

Dhe këtu nuk është fjala thjesht për presidentin tashmë të zgjedhur, por edhe për faktin se tashmë maxhoranca, ose më saktë, kryeministri dhe Partia Socialiste, duken të bindur tek mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor dhe asnjë ditë më vonë.

Edhe Ilir Meta, pak ditë më parë në emisionin “Top Story” tha se shtyrja e zgjedhjeve përtej datës 16 korrik nuk ishte më e mundur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë