Loading…

Ambasadorja Kim: Demokracia i përket qytetarëve, korrupsioni duhet goditur

  • 02/02/2022 | 19:04

Ambasadorja Kim: Demokracia i përket qytetarëve, korrupsioni duhet goditur

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë sot pjesë në aktivitetin online të organizuar nga Departamenti i Historisë pranë Fakultetit Histori-Filologji i Universitetit të Tiranës.


Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Historisë pranë Fakultetit të Historisë e Filologjisë, UT, i cili njofton se sot në History Lab 6 patën një mike të veçantë dhe të nderuar, ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Demokracia i përket qytetarëve! Ky ishte një ndër argumentet kryesorë mbi të cilin u zhvillua diskutimi i sotshëm me ambasadoren Kim, që kishte në fokus të tij, 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Ambasadorja Kim u ndal konkretisht në shtjellimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nga këndvështrimi i forcimit të demokracisë, dialogut, aleancës dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë në kuadër dhe të bashkëpunimit dypalësh në NATO, korrupsionit dhe forcimit të klimës së biznesit dhe ekonomisë në Shqipëri.

Ambasadorja theksoi se forcimi i demokracisë dhe ushtrimi i të drejtave të qytetarëve në demokraci janë të drejta ekskluzive të tyre dhe se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë për të garantuar respektimin e këtyre të drejtave.

“Ne demokraci çdo qytetar është i barabartë para ligjit, dhe askush nuk është mbi të. Korrupsioni duhet goditur. Qytetarët shqiptarë kërkojnë shanse të barabarta. Janë qytetarët shqiptarë, ata që duhet të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të mos lejojnë cenimin e lirive të tyre. Ky është vendi juaj, në të cilin ju do të jetoni, dhe do të projektoni të ardhmen tuaj. Nëse dikush vjen te ju për t’ju shitur votën, mos e votoni! Më thjeshtë se kaq! Demokracia i përket qytetarëve”, tha Kim./Atsh

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë