Ka nisur Java Kundër Korrupsionit, e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor.
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, KDI dhe koalicioni i OJQ-ve dhanë mesazhe të qarta për luftën kundër korrupsionit gjatë konferencës për lansimin e kësaj ngjarje.
Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ktu ëka folur për mundësinë e keqpërdorimit të parave të taksapaguesve.
“Ambasada jonë ka një fokus në investimet, çdo vit shuma të mëdha të taksapaguesve shpenzohen në aktivitete ekonomike, kjo mundëson mundësi të madhe për biznesin në kompani të ndryshme por prokurimi mund të ofrojë edhe mundësi joligjore për zyrtarët e Qeverisë për shërbime jo ligjore personale”, deklaroi ajo.
Viets ka thënë se disa aktivitete të Qeverisë ofrojnë më shumë mundësi për korrupsion, me theks në fushën e shëndetësisë.
“Korrupsioni në nivel botëror përfshin 25 % të prokurimit publik, përfshin fusha të ndryshme derisa sektori i shëndetësisë është shembull i korrupsionit, kur flasim për barnat ose mirëmbajtjen e njësive teknike:,
“Është një lidhje mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike”, shtoi Viets.
Ambasadorja gjermane është shprehur se korrupsioni krijon mosbesim.
“Çfarë mund të bëhet për korrupsionin? Korrupsioni në fushën e prokurimit publik duhet të sigurohet përmes mekanizmave mbrojtës dhë funksionimit të ligjit”.
Ajo tha se duke iu referuar Transparency International luftimi i korrupsionit në fushën e prokurimit është prokurimi elektronik./gazetametro.net