Loading…

Ambasadorja gjermane: Jemi të dëshpëruar me propozimin për Ushtrinë

  • 27/03/2017 | 14:23

Ambasadorja gjermane: Jemi të dëshpëruar me propozimin për Ushtrinë

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë të jenë të dëshpruar me propozimin e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK’së në ushtri. Kjo sipas saj për faktin se transformimi do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën.


Ambasadorja Viets në një intervistë për gazetën Kosova Sot, ka thënë se pavarësisht faktit se ata nuk pajtohen me këtë formë të transformimit Ushtria e Kosovës megjithatë do të njihet nga Gjermania, pasi siç ajo është shprehur, njihen shtetet e jo ushtritë, dhe Gjermania e ka njohur Kosovën, përcjellë gazetametro.net.

“Definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së janë vendim sovran i Kosovës. Megjithatë, çdo transformim do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nëpërmjet një procesi transparent politik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët. Vendimmarrësit duhet të marrin në konsideratë deklaratën e NATO-s, sipas së cilës NATO do t’i duhej ta rishikonte nivelin e përkushtimit, në veçanti për sa i përket ndërtimit të kapaciteteve, në qoftë se miratohet draftligji i propozuar”.

“Ne jemi të dëshpëruar, që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht në mes të Kosovës dhe partnerëve të NATO-s dhe aktorëve të tjerë relevantë. Ne jemi të brengosur që ky propozim e rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe vë pengesa në dialogun për normalizim. Ne e kemi mbështetur fuqishëm gjatë gjithë kohës një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Megjithatë, shprehim keqardhje që polarizimi i çështjeve, sikurse kjo e heq vëmendjen nga reformat shumë më urgjente, siç është implementimi i një sigurimi shëndetësor, apo ofrimi i një mirëqenieje më të mirë sociale për njerëzit”.

“Ushtritë nuk njihen. Njihen shtetet dhe Gjermania e ka njohur Kosovën, pothuajse që në orët e para pas pavarësimit Gjermania kërkon proces transparent politik dhe kushtetues”, ka thënë ambasadorja gjermane në Prishtinë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë