Loading…

Ambasadorja gjermane godet Bashën: I njohim zgjedhjet edhe pa PD’në

  • 02/05/2017 | 13:25

Ambasadorja gjermane godet Bashën: I njohim zgjedhjet edhe pa PD’në

Ambasadorja gjermane në Tiranë ka deklaruar se, Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri edhe nëse PD nuk merr pjesë në to.


“Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës.
Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur’, ka thënë Schutz.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane thotë se nëse partitë nuk marrin pjesë në zgjedhje, do të ishte vendim, siç ajo e ka quajtur, i trishtueshëm.

Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja Susanne Schutz./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë