Loading…

Ambasadori ukrainas ironizon me Gjermaninë: ‘Armët e tyre për Ukrainën janë dërgua’

  • 26/05/2022 | 13:05

Ambasadori ukrainas ironizon me Gjermaninë: ‘Armët e tyre për Ukrainën janë dërgua’

NATO nuk do të furnizojnë Ukrainën me tanke dhe avionë lufte. Kjo raportohet nga mediat gjermane që theksojnë se vendet anëtare të aleancës ushtarake kanë arritur një marrëveshje informale për këtë. Agjencia e lajmeve DPA që citon burime brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut shkruan se vendet anëtare i druhen Rusisë se mund ta shikojë furnizimin me armë si një hyrje në luftë dhe të marrë kundërmasa.


Ndërkohë vijojnë kritikat dhe ironitë e qeverisë ukrainase karshi Gjermanisë për mungesën në mbështetjen ushtarake.

“Armët gjermane për Ukrainën janë dërguar”, shkruhet në tekstin bashkangjitur këtij imazhi, në të cilin shfaqet një kërmill me një plumb. Ky është mesazhi i dërguar përmes WhatsApp nga një anëtar i qeverisë së Kievit për ambasadorin ukrainas në Gjermani Andriy Melnyk.

Ka qenë vetë diplomati që ka publikuar foton në Twitter, duke kërkuar kështu dërgimin e më shumë armëve në mënyrë që Kievi të mbrohet kundër Moskës.

“Rusia nuk duhet ta fitojë luftën”, shkruan ai.

Një përgjigje edhe pse jo të drejtpërdrejtë e dha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Putin nuk mund të diktojë kushtet për paqe. Jemi të bashkuar me partnerët tanë për këtë dhe nuk do të lejojmë që NATO të bëhet pjesë e konfliktit në Ukrainë”, u shpreh kreu i qeverisë gjermane në forumin ekonomik të Davosit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë