Ambasadori i OSBE, Berndt Borchard ka bërë një veprim mjaft të turpshëm kundrejt banorëve të Unazës së Re duke u treguar gishtin, transmeton Gazeta Metro.
Teksa këta të fundit së bashku me mbështetës të Opozitës po qëndronin përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në mbështetje të banorëve të arrestuar bashkë me ish-deputetin Klevis Balliu, ambasadori i ka përshëndetur me një gjest të turpshëm.
Ambasadori i OSBE, Borchardt ka reaguar pas gjestit të djeshëm ndaj banorëve të Astirit.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – shkruan ambasadori Borchardt, pasi dje u publikua një video ku ky i fundit u nxirrte gishtin protestuesve.