Loading…

Ambasadori Scott: Beogradi e Prishtina të tregojnë fleksibilitet

  • 16/11/2018 | 11:10

Ambasadori Scott: Beogradi e Prishtina të tregojnë fleksibilitet

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kyle Scott, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun e Beogradit e Prishtinës.

Mediet serbe citojnë kumntesë, sipas të cilës kryetari Vucic ka njoftuar ambasadorin Scott se Prishtinë, me vënien e taksës në mallin nga Serbia e BeH, ka shkelur marrëveshjen mbi tregtinë e lirë në Evropën qendrore, transmeton gazetametro.net..

“Kryetari Vucic ka shprehur kënaqësinë për shtimin e këmbimit tregtar ndërmjet Serbisë e ShBA-ve, i cili ështe rreth 30 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti, si dhe shtimin e interesimit të kompanive emrikane për investime në Serbi”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Scott, sipas kumtesës, ka ftuar Beogradin e Prishtinës të tregojnë fleksibilitet në arritjen e zgjidhjes, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit regjional dhe vazhdimit të dialogut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë