Loading…

Ambasadori O’Connell ka një mesazh për të rinjtë e Kosovës

  • 18/04/2019 | 21:38

Ambasadori O’Connell ka një mesazh për të rinjtë e Kosovës

Ambasadori Britanik, Ruairi O’Connell, është takuar me studentët në Mitrovicë, për të cilët ka pasur një mesazh, transmeton Gazeta Metro.


O’Connell është takuar me studentë të Mitrovicës, dhe qytetarë nga Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut.

Ai u ka thënë të rinjve se ata mund të ndryshojnë të ardhmën, dhe të përcaktojnë mënyrë se si shkohet para.

“Brezi juaj do të jetë ai që përcakton mënyrën se si do të shkojmë. Ju nuk mund të ndryshoni atë që ka ndodhur, por ju mund të ndryshoni atë që ndodh në të ardhmen, brezi juaj do të ndryshojë botën”, iu ka thënë studentëve ambasadori O’Connell.

Ndër të tjera, ambasadori ka diskutuar për çështje të tjera aktuale dhe për punën e Ambasadës Britanike në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë