Loading…

Ambasadori Lladrovci jep dorëheqje

  • 08/11/2016 | 19:56

Ambasadori Lladrovci jep dorëheqje

Pas konfirmimit nga PDK-ja, si kandidat për kryetar të Dreansit, Ramiz Lladrovci ka dhënë dorëheqje nga posti i Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Dorëheqjen e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook

Postimi i plotë
Dorëheqja ime nga Ambasadori i R. Kosovës në Shqipëri!
SH.T.Z Hashim THAÇI
President i Republikës së Kosovës
SH.T.Z Enver HOXHAJ
Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës
Tiranë, më 8 nëntor 2016
I nderuar Shkëlqesia Juaj President Hashim Thaçi,
Duke ju falenderuar përzemërsisht për emërimin tim në detyrën e lartë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, më lejoni që sot, të paraqes para Jush dhe Institucioneve të Kosovës, dorëheqjen time të parevokueshme, për shkak të kandidimit tim në postin e Kryetarit të Komunës në Drenas.
Në të gjithë periudhën që kam ushtruar detyrën e lartë të ambasadorit në Tiranë, kam bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar klimën E bashkëpunimit dhe të bashkërendimit mes dy shteteve tona dhe jam i lumtur që puna ime është cilësuar në nivele të larta.
Dorëheqja ime sot vjen menjëherë pasi Partia Demokratike e Kosovës e gjeti të arsyeshme të më kandidojë në vendlindjen time, në Drenas, për të vazhduar punën e suksesshme të pararendësve të mi në këtë detyrë.
Të jeni të bindur se, duke besuar në verdiktin e popullit të Zonës sonë, nëse do të gjejë të arsyeshme staturën time politike për ta mbështetur atë, e gjithë puna dhe veprimtaria ime do të jetë e përqëndruar në prosperitetin dhe begatinë e banorëve të vendlindjes sime, njëra nga zonat më të spikatura për atdhedashuri, punë dhe përkushtim.
Me konsideratë të lartë
Ramiz Lladrovci

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë