Loading…

‘Ambasadori ka më shumë informacione’: Kurti zbulon paralajmërimin e Hovenierit që e bindi ta shtyjë vendimin për targat

  • 26/11/2022 | 12:23

‘Ambasadori ka më shumë informacione’: Kurti zbulon paralajmërimin e Hovenierit që e bindi ta shtyjë vendimin për targat

Michael Martens, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me kryeministrin Albin Kurti, e në të cilën i është konfirmuar se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në muajin dhjetor të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.


“Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në dhjetor”, ka shkruar Martens në Twitter.

Martens tutje shkruan se kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë ka treguar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

“Ambasadori amerikan “ka më shumë informacione se unë për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti pa dhënë detaje më të thella.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe, ku sipas BE’së, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa me emra të qyteteve të Kosovës.

Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe ndërmjet dy vendeve, kryediplomati evropian, Josep Borell, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Negociatat janë zhvilluar ndërmjet të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë