Loading…

Ambasadori i Nervogjisë: Kosovën e presin pasoja të rënda

  • 02/04/2019 | 11:16

Ambasadori i Nervogjisë: Kosovën e presin pasoja të rënda

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë,  Per Strand Sjaastad, ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë, për kosovarët do të ketë pasoja të rënda, transmeton Gazeta Metro.  


Sjaastad ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbeshtesin dialogun dhe se mosarritja e një marrëveshje me Serbinë, për Kosovën do të ketë pasoja, duke i pamundësuar të jetë pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare

“Konkludimi sa i përket dialogut është shumë më rëndësi dhe i jep formën shtetit tuaj. Shumë e shohin 2019 si zgjidhje e mundshme. Instituti RIEDA ka bërë hulumtim duke intervistuar qytetarët dhe hulumtimi është pjesë e RIEDA-s. Nga hulumtimi shumica e qytetarëve e përkrahin dialogun dhe porosia është që njerëzit dëshirojnë ndryshime. Partitë politike janë dakorduar që të jetë njohja e dyanshme po për momentin nuk ka konsensus. Një gjë duhet të di se secili opsion ka një çmim edhe arritja është një kompromis i vështirë dhe mos arritja e marrëveshjes është një humbje e mundësisë që të bëhet kyçja e Kosovës në projektet ndërkombëtare. Kosova duhet të bëjë shumë sa i përket përmirësimit në shëndetësi, arsim, etj”, tha Strand Sjaastad.

Këto deklarata ai i bëri në konferencën “Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë