Loading…

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, dorëzoi letrat kredenciale te Presidentja Grabar-Kitarovic

  • 05/10/2017 | 15:36

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, dorëzoi letrat kredenciale te Presidentja Grabar-Kitarovic

Ambasadori i ri i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, i ka dorëzuar zyrtarisht letrat kredenciale te Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic.


Kështu bën të ditur faqja zyrtare e Ambasadës së Kosovës në Zagreb, transmeton Gazeta Metro.

“Me këtë rast, ambasadori Kasapolli i përcolli Presidentes Grabar-Kitarovic përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe falënderoi Presidenten për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhënë Kosovës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Presidentja Grabar-Kitarovic theksoi se do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në proceset Euro-Atlantike dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në regjion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë