Loading…

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri: Ne do largohemi nga BE-ja, por e përkrahim anëtarësimin e Shqipërisë

  • 16/10/2019 | 14:38

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri: Ne do largohemi nga BE-ja, por e përkrahim anëtarësimin e Shqipërisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman shprehet se vendi i tij do të japë vlerësim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur nga Kukësi në një aktivitet ku ishte i pranishëm ditën e sotme, ai iu përgjigj interesit të mediave kur tha se Britania do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën kur do të diskutohet për çeljen e negociatave.

Ai tha se Britania do të largohet nga BE-ja por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një gjë e mirë.

“Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë moment nuk kemi ndonjë zë të fortë por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”, tha Norman./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë