Loading…

Ambasadori i ardhshëm amerikan para senatorëve: Kosova vend sovran, duhet ta ketë ushtrinë e saj

  • 17/08/2018 | 18:23

Ambasadori i ardhshëm amerikan para senatorëve: Kosova vend sovran, duhet ta ketë ushtrinë e saj

Philip Kosnett, kandidati për ambasadorin e ardhshëm të SHBA’së në Kosovë, ka folur para senatorëve rreth transformimit të FSK’s.


Kosnett ka dalur para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie nga jashtë, ku mes tjerash ka folur edhe për çështjen e transformimit të FSK’së në ushtri, transmeton gazetametro.net

Kosnett para senatorëve ka thënë se Kosova, si çdo vend tjetër sovran, ka të drejtë ta ketë ushtrinë e saj.

“Do të punoj në mënyrë që Kosova të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Si çdo vend tjetër, edhe Kosova e ka të drejtën e vet sovrane t’i ndërtojë forcat e saj të armatosura për mbrojtjen e vet. Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese në NATO, me mandat mbrojtës të limituar”.

“Kosova duhet të qëndrojë në bashkëpunim të ngushtë me ne dhe të vazhdojë shtrirjen e saj dhe të flasë edhe me serbët e Kosovës, që të garantojë një tranzicion të suksesshëm. Nëse unë konfirmohem si ambasador, do të punoj me aleatët e NATO-s dhe Kosovën që t’i krijoj Forcat e Armatosura të Kosovës që të jenë të afta, gjithëpërfshirëse dhe një forcë që ndikon në stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Kosnett. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë